Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Veliternë, ku një automjet ka dalë nga rruga.
Mësohet se në automjet udhëtonin drejtuesi së bashku me një pasagjer. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të mjetit. Automjeti duket se paraprakisht ka goditur trafik ndarësen dhe më pas ka përfunduar në një tokë bujqësore disa metra poshtë rrugës.
Nga raportimet e para mësohet se të aksidentuarit kanë shpëtuar mrekullisht.