Aksident me vdekje në Sarandë, ndërron jetë shoferi 34-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e së shtunës në Sarandë, ku një 34-vjeçar nga Saranda ka ndërruar jetë.

Arlind Qendro duke udhëtuar me mjetin e tij, ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës dhe më pas ka rënë poshtë. Për rrjedhojë, i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit. Pas njoftimit nga një qytetar i rastit, ka shkuar ambulanca dhe 34-vjeçari është transportuar në urgjencën e spitalit, ku është konfirmuar vdekja e tij.

Gjithashtu mësohet se 34-vjeçari ndodhej i vetëm në mjetin e tij.

Shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës kanë shkuar në vend, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *