Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për heqjen e masës së sigurisë. Po ashtu GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-kryeministrit edhe për përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka.
Theksojmë se më herët avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha para gazetarëve se kanë bërë një kërkesë paraprake për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, si dhe kanë kërkuar heqjen e masës së sigurisë për Sali Berishën. Kërkesa këto që u rrëzuan nga gjykata.
Kujtojmë se Sali Berisha është person nën hetim për privatizimin e kompleksit “Partizani”, për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.
Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi ndodhet pas hekurave, i akuzuar për privatizimin e “Partizanit.”