Abuzon seksualisht me 10 pacientë, 7 prej tyre të mitura. Arrestohet psikologu!

Një psikolog i akuzuar se ka abuzuar seksualisht me 10 pacientë që trajtonte, mes tyre 7 të mitur, u arrestua në Montecatini Terme (Pistoia). Abuzimi ishte kryer midis viteve 2013 dhe 2023. Mes të miturve, katër vajza ishin nën 16 vjeç në kohën e ngjarjeve. Hetimi i kryer nga policia, buron nga denoncimi i zyrtarizuar në janar 2023 nga një viktimë, atëherë 14 vjeç.

Burri, një 40-vjeçar, akuzohet për abuzim të rëndë seksual për shkak se është kryer ndaj disa vajzave të mitura por edhe për shkak se është kryer ndaj personave që i janë besuar për arsye kujdesi.

Pacientët e mitur, në fakt, “duke gjetur veten në kushte brishtësie dhe vulnerabiliteti, i ishin drejtuar profesionistëve për zgjidhjen e problemeve të tyre personale”, sqaron prokuroria e Pistoias.

Hetimi buroi nga ankesa e zyrtarizuar në janar 2023 nga një viktimë, e cila, në atë kohë, 14 vjeçe, “tha se ishte takuar me psikologun gjatë disa takimeve prezantuese të organizuara nga një shkollë në provincën ku ajo merrte pjesë, me qëllim që të bënte të njohur objektivat dhe funksionin e tavolinave të dedikuara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *