Avokati Spartak Ngjela tregoi të pathënat e tij me Ermal Peçin në programin ‘E diela jonë’ në RTSH.
Nga martesa e munguar, tek dashuritë e jetës. Nga tradhëtia si akt që siç tha nuk e njeh, e deri tek poezitë e tij, që Ngjela i konsideron tej mase të veçanta.
Provokuar nga meloditë muzikore që u interpretuan nga banda muzikore e programit, por edhe fotot nostalgjike, Ermali e ripyet avokatin nëse do donte të rijetonte edhe një herë kohën komuniste, kohë që i mori edhe lirinë?
‘Nëse do kthehesha pas në kohë do bëja po të njëjtat gjëra, edhe burgun. Jo vetëm atëherë, por edhe sot po të instalohej komunizmi, do bëja të njëjtat gjëra. Kur ke liri interiore nuk ka kush të ta marrë lirinë.’
Teksa gjatë programit u fol për muzikën shqiptare, Ngjela tregoi se e dëgjon shpesh Elvana Gjatën madje veçoi edhe hitin e saj ‘Me tana’.
I pyetur si avokat, nëse duhet të ndihet në rrezik Gjata me përfshirjen e saj në përgjime?
‘Artistët kanë audiencën që i duan, nuk do të thotë asgjë që po përgjohen. Të gjithë përgjohen. Çështja është a e ka thyer ligjin ajo. Më pëlqen shumë Elvana se këndon bukur.’, tha Ngjela.
Avokat Ngjela shpesh bie në lupën e portaleve për komentet e tij edhe ndaj bukurosheve të ekranit.
A është Bora Zemani e preferuara e tij?
‘Nuk di çfarë shkruhet në portale. Nuk kam thënë që është më e bukura, por ka harmoni në bukurinë femërore. Por nëse është më e bukura duhet të shkoj në konkurs’, theksoi Ngjela.