A do bëhej kryeministër teknik nëse bie Rama? Deputeti Korreshi : S’bie rrufeja në dhomë të pritjes ….

Deputeti demokrat Saimir Korreshi i ftuar në “Albano Show” në Vizion Plus mbrëmjen e sotme:

Dole në protestë apo përtoje?

Korreshi: Patjetër që po. Ishte hera e parë pas dy vitesh që na kërkuan të vinim në protestë dhe ishte pak e çuditshme.

Nëse te protesta e dytë Rama dorëzohet dhe thotë bëjmë qeveri teknike, por Berisha është në “arrest shtëpie”, kush është në krye? Kush do jetë kryeministër teknik, Gaz Bardhi?

Korreshi: Një nga ata që drejton është Gazmend Bardhi.

Unë s’e kuptoj si rrëshqiti situata nga Berisha te Bardhi. Flamur Noka ka 20 vjet që pret aty.

Korreshi: Aty është dhe ai.

Ke qejf të bëhesh ti?

Korrreshi: Nuk bie rrufeja në dhomë të pritjes (qesh). A ka qorr që s’do sy? Për fat të keq jemi një shtet që jetojmë dhe rojmë për atë që do thotë komshia. Ne jetojmë për atë që na thonë interesat e SHBA, BE që janë shumë të rëndësishme. Por ndonjëherë duhet të shikojmë edhe ku jemi.

Në 2013 nuk u vodh gjë, PD-ja humbi. Në cilin moment ka pasur nevojë të vjedhë Rama zgjedhjet kur ka pasur Lul Bashën përballë?

Korreshi: Nuk po të them për 2017 që n ai mori në tavolinë, por për 2021. Shoku Luli ishte. Ishte Lul byreku, por kishte dhe elementë të tjerë. 37 mijë vota janë diferencë mes PD dhe PS në zgjedhjet e fundit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *