Një 39-vjeçare shqiptare u fur në kishë gjatë një ceremonie mortore duke bërtitur “Allahu Akbar” dhe ka tentuar të rrëzojë statujën e një shenjtori por ndërroi jetë në rrethana të paqarta pas ndërhyrjes së policisë.
Një ngjarje e pazakontë ndodhi më 3 nëntor në një kishë në Madonna Pellegrina në via Monti të Italisë.
39-vjeçarja shqiptare e quajtur Marinela Murati, u ndalua nga dy oficerë policie dhe humbi ndjenjat, por sipas hetimeve pas transportit në spitalin e Vigevanos, ndërroi jetë.
Dy policët janë vënë në hetim nga autoritetet italiane pasi nuk dihet nëse neutralizimi i gruas prej tyre lidhet me vdekjen e saj.
Sipas mediave italiane, shqiptarja vuante nga probleme të shëndetit mendor