Që prej orës 10:00 vijon seanca për çështjen e vulës së PD në Gjykatën e Apelit.
Rithemelimi ka bërë kërkesë që deputeti Enkeled Alibeaj të mos jetë palë në proces, ndërsa trupa gjykuese ka vendosur të shprehet në fund.
Ndërkohë teksa po gjykohet çështja në themel, përfaqësuesit ligjorë të Bashës Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, kanë paraqitur pretendimet e tyre.
Kthupi ka vendosur theksin te dy Kuvendet Kombëtare të thirrura në Dhjetor 2021. Atë të 18 Dhjetorit e cilëson plotësisht legjitim dhe në përputhje me statutin e partisë, ndërsa të Berishës e quan “shfaqje”.
Rezart Kthupi: Kryetari i PD është zgjedhur më 13 Qershor 2021 dhe më pas është thirrur Kuvendi më 17 Korrik të 2021-it. Statuti i PD i Prillit 2018 është i vetmi statut që është regjistruar në gjykatë. Në Shtator-Tetor 2021 filluan një lëvizje që të zëvendësoheshin strukturat drejtuese të PD. 4200 formulare të depozituar në zyrën e Edi Palokës, më pas 4536 formularë të dorëzuar në zyrën e Agron Zhukrit.
Kjo kërkesë i drejtohet kryetarit të partisë dhe Kryesisë, më pas kryetari kërkon mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Po ashtu është dorëzuar lista me emrat e personave që ishin delegatë të Kuvendit. 30 ditë ka afat kryetari dhe Kryesia për të thirrur Kuvendin Kombëtar. Më pas PD bëri me dije se do thirrej Kuvendi më 18 Dhjetor 2021 dhe jo në datë 11 Dhjetor siç pretendon Rithemelimi. Ne kemi një shfaqje publike më 11 Dhjetor të cilët u futën brenda nëpërmjet një bar codi. Nga ana tjetër kemi një vendim ligjor të kryetarit të partisë për të thirrur Kuvendin.
Indrit Sefa: Në kërkojmë pushimin e gjykimit. Të prishet vendimi i 23 Marsit 2022, i gjyqtarit Agron Zhukri.
/a.r