Atentat mafioz çiftit shqiptar në Athinë. Vritet burri, plagoset rëndë gruaja!

Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Athinë. Në shënjestër të këtij sulmi ka qenë një çift shqiptar.

Mediat greke shkruajnë se si pasojë e atentatit ka mbetur i vrarë burri dhe e plagosur gruaja.

Çifti shqiptar ishin në një makinë kur u qëlluan me armë. Autori ka qenë duke lëvizur me një motor kur ka ndaluar pranë tyre dhe ka shtënë me armë.

Sipas të njëjtave burime, ngjarja ka ndodhur në zonën e Vyronas në kryeqytetin grek. Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarëve. Më shumë detaje pritet që të dalin në vijim.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com