Gaz Bardhi ‘shigjeton’ Bashën e Alibeajn: Po të jetë për tituj gazetash ata që u frynë në mëngjes kanë marrë 500 mijë dollarë para ruse

Gazment Bardhi shuajti çdo dilemë lidhur me debatin për aministinë penale nëse kishin përfituar zyrtarë të korruptuar.  Sipas SPAK vetëm 4 qytetarë kanë përfituar por asjë zyrtar I dënuar për korrupsion.

Pas kësaj përgjigjeje Bardhi nuk la pa thumbuar ish bashkëpunëtorët e tij Bashën dhe Alibeajn të cilët e akuzuan se ka bërë pazare me Ramën në një front anti SPAK, me mesazhe të qarta për drejtësinë e re.

“Apeli im për deputetët e kuvendit të Shqipërisë është të mos marrin tituj gazetash por përgjigje zyrtare nga SPAK e të informojnë qytetarët. Po të jetë për lajme gazetash kolegu im që u fry në mëngjes ka marrë 500 mijë dollarë para ruse sipas gazetave, por ne e dimë të gjithë bashkë që kjo është e pavërtetë me vendim gjykate.

E ne duhet ti referohemi vendimit të gjykatës. E ju bëtë të njëjtin gabim që bëri kolegu sot u bazuat në lajmet e gazetave. Prandaj kur vijmë në foltore sidomos kur akuzojnë 116 deputetë të jenë të saktë me të dhëna zyrtare e jo keqintepretime.”/m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com