Lavrov flet me zyrtarët serbë: T’i rezistojmë përpjekjeve për shtrembërim të historisë në Ballkan

Rusia përfshihet gjithmonë e më shumë në çështjet e Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur zëshëm pozicionin e Serbisë dhe duke dalë kundër Kosovës.

Ndërveprimi mes dy vendeve është intensifikuar në prag të votimit final për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në OKB. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, dhe ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç dhe Marko Gjuriç.

Siç raportojnë mediat në Serbi, në fokus të diskutimeve ishte situata në Kosovë dhe zhvillimet ne Bosnjë dhe Hercegovinë. Siç thuhet në deklaratën e publikuar në faqen e Ministrisë, palët kanë shprehur synimin për t’i rezistuar atyre që i quajnë “përpjekje dashakeqe” për të shtrembëruar ngjarje të caktuara historike në Ballkan.

Sipas deklaratës, Lavrov e ka cilësuar të papranueshme vendosjen e etiketimeve të politizuara mbi shtetet e popujt. Kryediplomati rus dhe zyrtarët serbë ranë dakord mbi nevojën për t’u mbështetur në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat themelore të Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1031 dhe 1244.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com