Komunistët me sloganin “Kosova është Serbi” para vizitës së presidentit Xi në Beograd

Në prag të vizitës së presidentit kinez, Shi Xhinping (o. Xi Jinping), aktivistë komunistë serbë vendosën parulla me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Sloganet “Kosova është Serbi – Tajvani është Kinë” u shpërfaqën në Qendrën Kulturore Kineze nga pjesëtarë të Bashkimit të Rinisë Komuniste të Jugosllavisë dhe të Partisë së Re Komuniste të Jugosllavisë.

Aktiviteti simbolik u organizua përpara pllakës që përkujton shtetasit kinezë të mbetur viktima të bombardimeve nga NATO-ja më 7 maj 1999, kur ambasada kineze u godit nga predhat – tre shtetas kinezë u vranë dhe disa u plagosën.

Kina dhe Rusia përbëjnë rezistencën më të madhe ndaj hegjemonisë së SHBA-së dhe vendeve të tjera, që sulmuan vendin tonë 25 vjet më parë. Serbia duhet të braktisë të ashtuquajturin ‘integrim europian’ dhe të shohë anëtarësimin në aleanca si BRICS,” deklaruan dy organizatat politike.

Presidenti Shi Xhinping do të vizitojë Beogradin ditën e martë, ndalesa e dytë pas Francës, për ta mbyllur më tej vizitën në Hungari deri ditën e premte.

Kjo është vizita e dytë e presidentit Shi në Serbi pas asaj të vitit 2016.

Presidentin Shi e konsiderojmë si një mik të vërtetë. Nga populli serb do të shohë përkushtim dhe dashuri të vërtetë, sepse Kina ka qenë gjithmonë nga krahu i së drejtës publike ndërkombëtare, gjithmonë mbështetës i vendit tonë, siç edhe ne jemi gjithmonë në mbështetje të Kinës,” tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një intervistë për mediet kineze. /DanasNews.cn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com