Një person ka mbetur i plagosur me thikë këtë të diel në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 tek terminali i autobusëve në Mbyet.
Dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta një 50-vjeçar ka goditur me thikë një 40-vjeçar.
Autori u vu në pranga menjëherë pas ngjarjes. Ndërkohë i dëmtuari ndodhet në spitalin e Fierit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti.
/a.r