Qyteti i Shkodrës u trondit sot nga një ngjarje tepër e rëndë, teksa raportohet se një nënë e re, së bashku me tre fëmijët e saj vetëm 4, 6 dhe 8 vjeç, janë raportuar të humbur prej tre ditësh.
Ka qenë kryefamiljari, i cili ka denoncuar humbjen e bashkëshortes së tij me tre fëmijët e mitur, ndërsa menjëherë policia u angazhua për gjetjen e tyre. Fatkeqësisht, ditën e sotme u raportua se, një peshkatar, teksa peshkonte në ujërat e lumit Drin, ka gjetur trupin e njërit prej fëmijëve.
Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës.
Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Bushati Arrazi kanë humbur jetën. Palombarët e forcave RENEA ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë.
Policia njofton se ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.
Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që të mbyten në ujërat e lumit Drin.
Nuk dihet nëse bashkëshorti ka dorë në këtë ngjarje të rëndë, por në një vëzhgim në rrjetet sociale, shihet se Ergys Arrazi është një njeri shumë familjar, teksa ka postuar shumë foto me fëmijët e tij, por jo me bashkëshorten.
/a.r