Susan Johnson tha se ishte shokuar kur stafi spitalit e informoi se rezultonte e vdekur prej katër muajsh.
Johnson tha se ishte paralizuar nga tmerri kur stafi spitalit të Yorkshire ne veri te Britanisë, nisi t’i shpjegonte të dhënat e tyre.
62 vjeçarja tregonte se ngatërresa e vitit të shkuar kishte tërbuar burrin e saj Bob, ndërsa përsëriste kritikat për sistemin shtetëror shëndetësor.
Susan tha për rrjetin BBC News: “I dhashë të dhënat e mia dhe fjala e parë që thanë ishte ‘ooh ti ke vdekur’. Unë e pyeta ‘Më fal, si the?’ Isha e shokuar”.
“Ata më pas vendosën diçka në kompjuter dhe më thanë se mund të vazhdoja për analizat”.
Megjithse ajo i kreu analizat për të cilat kishte shkuar në spital, nëna e dy fëmijëve kuptoi në atë moment se të të konsideronin si një njeri i vdekur ishte diçka nga e cila nuk dilje dot kollaj.
Më herët për arsye të një gabimi, pensioni i Susan për kujdesin ndaj Bob, i cili është me paaftësi, ishte ndërprerë dhe asaj i duhet të shkonte te doktori i familjes për ta informuar që ‘ishte gjallë’.
Pa verifikuar sesi qëndronte puna punonjësit e kishin kualifikuar atë si të vdekur në sistem.
Gruaja nga Sheffield, e kishte bërë verifikimin te doktori i familjes por të dhënat nuk ishin përditësuar dhe ajo rezultonte ende e vdekur në sistemin e tyre.
Megjithëse çeshtja rrjedhimisht u zgjidh, Susan shpjegonte se gabimi i çuditshëm kishte lënë pasoja në jetën e saj.
“Kjo më preu krahët, nuk flisja më me njerëzit, ishte shumë e vështirë”, thotë gruaja në program, duke shtuar se kërkon t’i shkojë çështjes se papëlqyeshme deri në fund./m.j