Me batanije në dorë tenton të rrëmbejë fëmijët në një shkollë fillore, arrestohet 33-vjeçari

Një transgjinor 33-vjeçar tentoi të rrëmbejë njërin prej fëmijëve të një shkolle fillore në Kolorado, ndërsa momentet e tmerrshme janë kapur nga një kamera sigurie.

Në video duket Solomon Culligan, i cili ka hyrë në oborrin e shkollës fillore “Black Forest Hills” duke mbajtur një batanije ndërsa disa fëmijë të vegjël janë në oborr. Kur fëmijët kuptuan qëllimet e këqija të 33-vjeçarit i cili vrapon drejt tyre, ata fillojnë të bërtasin e të largohen.

33-vjeçari në fakt ka arritur të kapë njërin prej fëmijëve duke i hedhur batanijen, por në fund nuk ka mundur ta përfundojë kapjen pasi ka humbur ekuilibrin.

Culligan u arrestua pak larg dhe u akuzua për tentativë rrëmbimi. Djaloshi i cili për pak sa nuk u rrëmbye nga 33-vjeçari tha në polici se autorit i vinte erë alkooli dhe kishte pluhur të bardhë në fytyrë.

Sipas New York Post, Culligan u rendit si ngacmues seksual në vitin 2011 kur u dënua për seks pa pëlqimin e personit tjetër. Në atë kohë, në fakt, ai kishte pohuar se vuante nga depresioni.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com