Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se do të mbështesë shumë gratë, pasi sipas tij, atyre iu janë vendosur shumë strekëmbësha.
“Nuk ka më të rrezikshme se gratë që janë xheloze për gratë”, theksoi kreu i PL-së, duke shtuar se “kisha disa gra që më thoshin pse flet për Vojo Kushin e Mujo Ulqinakun, se nuk flasim për këta ne, se e kemi mendjen tek ato çantat e shtrenjta, vathët e shtrenjtë, orët e shtrenjta, takat e larta, ndaj po na ikin të rinjtë.”
Ilir Meta: “Do t’i mbështes shumë gratë si Margaret Thatcher, por që u kemi vendosur strekëmbësha, shumë për fat të këq.
Nuk ka të më të rrezikshme se gratë që janë xheloze për gratë. Kisha disa gra që më thoshin mua mos fol më për Vasil lacin ti, sepse nuk është modë, se të rinjtë nuk e kuptojnë. Pse flet për Vojo Kushin e Mujo Ulqinakun, se nuk flasim për këta ne se e kemi mendjen tek ato çantat e shtrenjta, vathët e shtrenjtë, orët e shtrenjta, takat e larta, ndaj po na ikin të rinjtë.
Gratë në PL do të shpërthejnë dhe do të afrohen shumë të tjera në konventën e 27 Prillit. Njoh shumë gra të jashtëzakonshme në Shqipëri./m.j