Nuk iu bashkuan padisë ndaj Xhaçkës, Bardhi fiton e bën humor: Shkarkon Orjola Pampurin dhe Arbi Agalliun

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të deputetëve të Rithemelimit ditën e sotme, Gazment Bardhi ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyrat që mbanin në grupin parlamentar, Orjola Pampurin dhe Arbi Agalliun, të cilët pavarësisht ndarjes, figuronin përkatësisht zëdhënëse dhe Sekretar të Grupit Parlamentar që drejton Bardhi.

Këto shkarkime vijnë pasi Bardhi kritikoi hapur edhe për mediat deputetët në fjalë pasi sipas tij nuk u bënë bashkë me opozitën në lidhje me padinë në Kushtetuese për mandatin e socialistes Olta Xhaçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com