Nuk kishte si të mungonte dhe një ‘përplasje’ mes Eglës dhe Julit mbrëmjen e djeshme, të cilët janë parë të jenë pjesë e debateve ‘të ashpra’ me njëri-tjetrin që në fillim të formatit.
‘Ke vënë mend?’- është i drejtuar Juli-Eglës, duke pretenduar për një ndryshim në sjelljen e banores pasi kjo e fundit ishte ‘e dënuar’ për gati një javë në dhomën e ‘Torturës së Bardhë’.
E për këtë Egla i është përgjigjur kështu: Unë nuk kam vën mend. Çfarë domethënë ke vën mënd? E di i transformon gjërat ti? Je i ulët! Vazhdo merru me Romeon se s’je për mua!
Juli: S’është faji im që je ti kështu, në këtë gjëndje. S’kam çfarë të të bëjë. Nuk të shpëtoj dot!- ka thënë Juli e ndërsa Egla i ka kërkuar të largohet prej atje ku ai po qëndronte duke e lënë të qetë banoren.