Egla Ceno, momentalisht e skualifikuar prej formatit të ‘BBV3’, ditën e sotme ka ditëlindjen.
E teksa ka fryrë qirinjtë e tortës e vetme, çifti Ilnisa-Meriton nuk ka gjetur qetësi as në atë moment sadopak të bukur për Eglën dhe pse duke e festuar e vetme.
Dyshja ka nisur ‘të ngacmojë’ Eglën teksa kjo e fundit është drejtuar ashpër ndaj tyre.
Pjesë nga biseda:
Egla: Bravo Egla shumë mirë, gëzuar ditëlindjen zemër!
Sa bukur! Ma keni bërë tortën shumë bukur!
A mund të hiqeni se është ditëlindja ime? Kini mëshirë për një çast të tillë!
Ilnisa; Jo nuk hiqem. Mbaro me momentin dhe pastaj fillojmë me gjërat.
Meritoni: Po mos u merr me neve, vazhdo…
Gjithë këtë që keni bërë për ditëlindjen time, e paçit mbrapsht për ditëlindjet e juaja!