VIDEO / Nga India në Tepelenë, publikohen pamjet kur emigrantët tentojnë t’i ikin policisë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Delta” janë arrestuar në flagrancë 2 persona dhe po punohet për kapjen e 1 tjetri, pasi dyshohet se janë bashkëautorë për transportimin kundrejt pagesave të 8 emigrantëve nga India. Ata u kapën në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.

“Si rezultat i ndjekjes së shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 3 shtetas do të kryenin në mënyrë të organizuar, transportimin e disa emigrantëve, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufijve, specialistët e strukturave për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacionale dhe të Policisë Rrugore organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Delta””, njofton policia.

Gjatë operacionit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë 22-vjeçari me iniciale K.P. dhe bashkëmoshtari i tij tjetër me iniciale E.K., si dhe u shpall në kërkim 21-vjeçari me iniciale A.R., që të tre banues në Lushnje.

“3 automjeteve që drejtonin këta shtetas iu është bërë shenjë për të ndaluar, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”. Drejtuesit nuk i janë bindur urdhrit por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen. Menjëherë, shërbimet e Policisë iu janë vënë në ndjekje dhe si rezultat është bërë e mundur kapja e dy 22-vjeçarëve. Nga kontrollet, në automjetin që drejtonte shtetasi E. K. dhe në atë që drejtonte shtetasi A. R. u gjetën në total 8 emigrantë nga India, ndërsa nga hetimet dyshohet se shtetasi i arrestuar K. P. kontrollonte rrugën për të sinjalizuar prezencën e Policisë. Punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. R..”

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com