Aksidenti tragjik/ Po shkonte në punë, humb jetën 20-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 20-vjeçari shqiptar në Itali.

Sipas medieve italiane ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 19 mars.

Alfred Vocaj, banonte në Abano Terme me familjen e tij. Motori i tij u përplas me një makinë dhe fatkeqësisht i riu nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Dinamika e aksidentit

Sipas rikonstruksioneve të para të kryera nga oficerët e policisë lokale të Padovës, Vocaj humbi kontrollin e motorit të tij, dhe hyri në korsinë e kundërt.

Ai u përplas kokë më kokë me një Fiat Freemont, e cila drejtohej nga një 57-vjeçar.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com