‘THE ECONOMIST/ Aty, ku takohen kapitalizmi dhe konservatorizmi

“Spurn Point” konsiderohet një vend i shkretë, një vend i përshtatshëm për të vdekur. I shtrirë pesë kilometra në një zonë të pasigurt në Detin e Veriut, rripi i bregut të Yorkshire-it Lindor është pak më shumë se një breg i ngushtë rëre dhe nga deti, e vetmja shenjë e dukshme e banimit njerëzor, është një stacion varke shpëtimi dhe një far i braktisur prej shumë kohësh, të dyja tani japin të dhëna për shërbimin meteorologjik, mbi erërat dhe shiun.

Është shtëpia e përhershme vetëm për zogj këmbëgjatë dhe insekte. Por është gjithashtu, me raste, shtrati i vdekjes së krijesave më të mëdha në botë. Në rërën e plazhit të saj, ata mbyten nga pesha e trupave të tyre nën qiejt e hapur.

Në Angli balenat, blija dhe derrat janë “peshq mbretërorë”. Ata që kapen jashtë bregut janë pronë e Kurorës; në përgjithësi janë ato që dalin në breg.

Megjithatë, ato që ngordhin në “Spurn Point” bëjnë përjashtim. Lordët me emrin e veçantë “Paramount” të ‘Seigniory of Holderness’, disa fisnikë vendas, janë përpjekur të fitojnë para me to. Kjo lloj praktike ndonjëherë ka qenë fitimprurëse. Kur, në 1749, një balenë mashkull u ndal dhe ngordhi në rërë, i zoti i atëhershëm i vendit ku ajo u ndal ia shiti David Bridges të Kingston-upon-Hull, qyteti më i afërt, për 90 paund (16,000 paund ose 20,000 dollarë në paratë e sotme). Por ndonjëherë nuk ndodhte kështu.

Të dhënat e pasurisë tregojnë se kur i njëjti pronar zgjodhi të asgjësonte një balenë vitin tjetër, kushtoi 7 paund më shumë për të copëtuar kafshën e detit sesa shitja e mishit të saj të bërë gati për në treg, duke vlerësuar mbetjet e balenës si një detyrim me vlerë 1,276 paund nëse do të shitej sot.

“The Economist”nis kështu analizën e javës me titull “Aty ku takohen kapitalizmi dhe konservatorizmi” dhe shtron pyetjen: A mund të vendoset një çmim për mrekullitë e natyrës?

/Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com