“Festivali i Këngës 62”, këtë vit ka patur shumë polemika, përfshirë prezantuesit, organizimin dhe deri tek këngët pjesëmarrëse. Ditët para se të niste festivali u përfol se do e fitonte Elsa Lila, por ishte këngëtarja Besa Kokëdhima e cila rrëmbeu trofeun e këtij festivali dhe me këngën “Zemrën n’dorë” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Kozeta Kurti ka bërë një postim mbrëmjen e djeshme pikërisht për Elsa Lilën, sipas të cilës mori atë ç’ka meritonte nga publiku për sjelljen e saj arrogante.
Por në këtë postim ka komentuar edhe aktori i njohur Jul Deda, i cili shprehet se nuk do ja uronte as armikut punën me këngëtaren Lila.
“Elsa ishte e vetmja performuese, qe pasi kendoi per here te pare, i tha publikut “shihemi ne finale” . Me fal po nga e dinte ajo qe do dilte ne finale? Ajo sigurisht qe e dinte, por ne respekt te gares, te festivalit dhe mbi te gjitha ne respekt te publikut nuk mund te besh arroganten. Qe te mos i futemi pastaj kenges, se nuk jam specialist, por mua me erdhi pak a shume si nje pellitje e gjate…! Per ta mbyllur. Une kam punuar me ate vajze, kam prezantuar njerin nga festivalet….armikut nuk ja uroj te punoje me te…!”- shkruan Jul Deda.