Përplaset me automjetin e policisë! Aksidentohet makina e Gardës, shoqëronte familjarë të gjyqtares së GjKKO, Irena Gjoka

Një makinë e policisë është përfshirë në një aksident në Selitë.

Një punonjës policie teksa udhëtonte me automjetin e tij ka goditur automjetin e punonjësve të Gardës.

Në aksidentin që u regjistrua mbrëmjen e sotme mësohet se është përfshirë eskorta e Gardës së Republikës, e cila shoqëronte gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

Policia njofton se është përplasur automjeti me drejtues qytetarin me iniciale A.D., me makinën e policisë me drejtues shtetasin me iniciale I.H.

“Si pasojë, shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga”,njofton policia. Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka të lënduar rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com