SHIFRA E DITËS: Bien me 21,8 % eksportet, shkak zhvlerësimi i Euros dhe largimi i krahut të punës

Aranit Muraçi

Sipas të dhënave zyrtare vendi ynë ka performuar më dobët në prodhim gjatë muajit nëntor, e për pasojë ka performuar dobët edhe në eksporte. Rënia është shënuar edhe në import, çka do të thotë se jo vetëm që prodhohet por edhe konsumohet më pak. Faktorë kryesorë janë dy. E para; zhvlerësimi i Euros që nga njëra anë mund të ketë sjellë përfitime për disa palë, siç është qeveria që përfiton nga kostoja më e ulët e kredisë, ashtu edhe tregtarët që importojnë mallra dhe produkte nga jashtë dhe e dyta; eksodi i largimit të shqiptarëve kryesisht i të rinjve dhe i fuqisë punëtore. Largimi nënkupton më pak produktivitet, më pak konsum.

Shqipëria sipas të dhënave zyrtare në muajin nëntor 2023 ka performuar më dobët si në raport me muajin para-ardhës, tetorin, ashtu edhe me muajin e një viti më parë.

Në muajin Nëntor 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Nëntor 2022 janë: Italia (16,7 %), Kosova (17,7 %), Greqia (3,0 %), etj. Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur rritje më të madhe, është: Zvicra (8 herë).

Në Nëntor 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u ulur me -21,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me -9,9 %, në krahasim me Tetor 2023. Importet e mallrave arritën vlerën 72 mld lekë, duke u ulur me -7,4 %, në krahasim me një vit më parë dhe me -8,2 %, në krahasim me Tetor 2023. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 39 mld lekë, duke u rritur me 9,9 %, krahasuar me Nëntor 2022 dhe duke u ulur me -6,7 %, në krahasim me Tetor 2023.

Në këtë njëmbëdhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 403 mld lekë, duke u ulur me -9,8 %, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 800 mld lekë, duke u ulur me -6,5 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 397 mld lekë, duke u ulur me -2,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

Gjatë muajit Nëntor 2023, në uljen e eksporteve prej -21,8 %, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -10,4 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -5,7 pikë përqindje, “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me -2,4 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht ka ndikuar grupi: “Produkte kimike dhe plastike” me +1,0 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori janë ulur me -9,8 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,0 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,6 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,0 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,01 pikë përqindje.

Gjatë muajit Nëntor 2023, në uljen e importeve prej -7,4 %, krahasuar me Nëntor 2022, negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,8 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me – 2,7 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -2,2 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,6 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +0,5 pikë përqindje.

Si njëmbëdhjetëmujor, importet janë ulur me -6,5 %, krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin 2022. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -6,0 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -0,8 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht ka ndikuar grupi: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +3,3 pikë përqindje.

Në muajin Nëntor 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Nëntor 2022 janë: Italia (16,7 %), Kosova (17,7 %), Greqia (3,0 %), etj. Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur rritje më të madhe, është: Zvicra (8 herë).

Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10,1 %), Gjermania (29,0 %), Spanja (17,9 %), etj. Ndërsa vendet me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, është: Kosova (8,9 %), Greqia (13,9 %), Mbretëria e Bashkuar (3 herë), etj.

Në muajin Nëntor 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve, janë: Italia (15,2 %), Turqia (36,2 %), Greqia (0,3) %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Nëntor 2022 janë: Kina (24,4 %), Gjermania (6,7 %), SHBA (39,7 %), etj.

Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (5,1 %), Turqia (26,3 %), Greqia (23,5 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë: Kina (25,8 %), Gjermania (5,2 %), SHBA (29,8 %), etj.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 58,7 %, të gjithë tregtisë. Në Nëntor 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,2 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,2 %), Kina (8,0 %), Turqia (6,7 %) dhe Gjermania (6,4 %).

Shkëmbimet tregtare, për njëmbëdhjetëmujorin e parë 2023, me vendet e BE-së zënë 58,4 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Nëntor 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,5 %), Kina (7,9 %), Turqia (6,8 %) dhe Greqia (6,6 %). /Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com