25 VITE MË PARË/ Gazeta KOHA JONË: Djali i Sali Berishës përfundon në qelitë e policisë

Marrë nga gazeta “Koha Jonë” e datës 12 dhjetor 1998, Përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku

Greva, djali i Sali Berishës përfundon në qelitë e policisë

Policia: Bashkë me shokët bllokoi hyrjen e studentëve në fakultetin juridik

TIRANE/ I ka provuar qelitë e policisë, për disa orë, edhe djali i ish-Presidentit Sali Berisha. Shkëlzen Berisha, student në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, është shoqëruar dje nga skuadrat e gatshme të policisë së komisariatit 2 të Tiranës, së bashku me dy shokë të tij, pasi dje në mëngjes kishte zënë derën e fakultetit dhe pengonte hyrjen e studentëve në mësim. Pas një ore e gjysmë ata janë lënë të lirë. Ishte ora 08.00, kur studentët e juridikut ishin duke iu drejtuar auditoreve të fakultetit. Por tek dera, djali i Berishës sëbashku me dy shokë të tij, Fatri Islami dhe Jetmir Bilali, edhe këta studentë, kishin zënë derën dhe nuk lejonin studentët të hynin në salla, duke iu kërkuar atyre që të largohen nga mësimi dhe të bashkohen me ata që janë hedhur në grevë. Më pas ka ndërhyrë dekanja e fakultetit, Vasilika Hysi, duke kërkuar që ata të linin të lirë hyrjen. Por sikurse ka shpjeguar ajo më pas, ata e kishin sharë dhe fyer atë. Pas kësaj dikush ka lajmëruar komisariatit 2 të policisë dhe në fakultet ia kanë behur disa furgonë të skuadrave të gatshme të policisë. Ata kanë marrë me vete menjëherë djalin e Berishës dhe dy shokët e tij dhe i kanë dërguar në rajonin e policisë. Sikurse kanë treguar studentë të tjerë, mbi njërin prej të shoqëruarve, Jetmir Bilali, policia ka nisur të ushtrojë dhunë që në momentin që e kanë marrë me vete. Pas një ore e gjysmë, ata janë lënë të lirë dhe mësohet se mbi djalin e Berishës dhe shokun e tij, Islamin, nuk është ushtruar dhunë. Po dje në mëngjes policia ka shoqëruar dhe një tjetër protagonist të grevës, që tashmë është shkallëzuar dhe kë përfunduar në një protestë urie. Shkëlzen Margjeka, i njohur si protagonisti kryesor i protestave të këtij dhjetori, kishte dalë në orën tetë të mëngjesit para Fakultetit Ekonomik, kohë kur studentët hynin në sallë, dhe me mëngjesit para Fakultetit Ekonomik, kohë kur studentët hynin në sallë, dhe me megafon në dorë ka bërë thirrje që studentët të mos futeshin në mësim, por të bashkoheshin me ata që ishin në grevë urie. Edhe ky, pasi është mbajtur për disa orë në polici është lënë i lirë. Ndërkaq, autoritetet drejtuese të Universitetit të Tiranës dhe krerë të policisë, e kanë shpjeguar këtë ndërhyrje të policisë, me faktin se ata ishin duke penguar zhvillimin normal të procesit mësimor, në dëm të qindra studentëve që nuk kanë preferuar të bashkohen me ata që kanë bojkotuar prej disa ditësh procesin mësimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com