Është arrestuar këtë të premte në Kosovë Gëzim Çela, i njohur ndryshe edhe si “Baroni i drogës”.
Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.
Në vitin 2015, Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine.
Kujtojmë se gjatë kontrolleve në vilën e tij në Fushë Kuqe është gjetur një sasi prej 18 kg kokainë.