Aktorja kujton takimin e fundit me Mirush Kabashin: Kemi qenë shokë, vinte një herë në javë në Durrës

Shqipëria u zgjua e trishtueshëm këtë të martë me lajmin e ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Mirush Kabashi. Politika, miqtë dhe kolegët e tij kanë shprehur ngushëllimet për këtë ndarje në botën e artit, që vjen fill pas vdekjes së aktorit shkodran Zef Deda.

Aktorja e njohur Aishe Stari ka folur për njohjen dhe takimet me Kabashin, duke thënë se për herë të fundit ishin takuar për ditëlindjen e saj,

“Erdhi te ditëlindja ime pastaj takohesha shpesh sepse 1 herë në javë vinte në Durrës. Edhe na dukej sikur e kishin ende në Durrës, sikur nuk ishte larguar kurrë. Kemi qenë shokë dhe na lidhnin interesa të përbashkëta, kemi qenë shumë të afërt jo si në të njëjtin teatër, po si në të njëjtën shtëpi.”, tha ajo e prekur.

Kabashi ka ndërruar jetë orët e para të mëngjesit, ndërsa prej disa ditësh ishte intubuar dhe në gjendje të rëndë në spital. Ai prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë, ai është kuruar edhe në Turqi, por nuk ja doli dot.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com