Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Po pinin bashkë, pas sherrit nxjerr thikën dhe godet kunatin

Një plagosje me thikë është raportuar pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ndodhi pranë Kodrës së Priftit.

Mësohet se një person ka plagosur kunatin me thikë.

Sipas asaj që mësohet paraprakisht, dy kunetërit kanë qenë duke pirë bashkë alkool në banesë dhe sherri ka nisur për motive të dobëta.

I plagosuri pas ngjarjes është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë i dyshuari është shpallur në kërkim.

Ngjarja, tha policia, ndodhi rreth orës 15:35, kur në SUT është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi S. H., 57 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Priftit”, i cili në banesë, gjatë një konflikti me kunatin e tij, shtetasin S. T., 57 vjeç, është dëmtuar në dorë, me mjet prerës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com