Presidenti amerikan Joe Biden beson se të paktën 12 pengje mund të lirohen. Në një intervistë në Shtëpinë e Bardhë, Biden ka thënë se një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës ka të ngjarë të përfshijë një ndërprerje të zgjatur të armiqësive për të lejuar shpërndarjen e ndihmave humanitare.
Megjithatë Biden nuk e përjashton mundësinë që një marrëveshje e tillë të dështojë në minutë të fundit.
“Marrëveshja do të çonte në lirimin e një numri të konsiderueshëm, përkatësisht më shumë se 12 pengjeve”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.