Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për koncesionin e sterilizimit për ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj. Atij nuk i lejohet të largohet nga territori i Shqipërisë dhe duhet të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.
Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj tha në emisioni Review në Euronews Albania se procesi i hetimit për ish-ministrin nuk ka përfunduar, ndaj nuk përjashtohet mundësia që të kemi një shtrëngim të masës së sigurisë.