Tre të zhdukur janë raportuar në polici, në qarkun e Korçës. Një 43-vjeçar nga Pogradeci ka denoncuar largimin e gruas së tij nga banesa, ndërsa policia ka nisur punën për gjetjen e saj.
Gjithashtu një shtetase rezidentet në Skoci, ka kallëzuar zhdukjen e babait të saj, ndërsa një grua ka denoncuar zhdukjen e nënës së saj 80-vjeçare.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.11.2023, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi N. H., 43 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja A. H., 38 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.
Më datë 16.11.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja M. T., 40 vjeçe, rezidente në Skoci, e cila ka kallëzuar se që prej muajit nëntor 2022, ka humbur kontaktet me babanë e saj, shtetasin T. T., 65 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë. Po punohet për gjetjen e tij.
Më datë 16.11.2023, në Komisariatin e Policisë Devoll, është paraqitur shtetasja H. T., 52 vjeçe, banuese në fshatin Vranisht, Devoll, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa nëna e saj, shtetasja Z. H., 80 vjeçe, banuese në fshatin Pilur, Devoll. Po punohet për gjetjen e saj.