Deputeti i Partisë Socialiste Agron Çela është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Ai është parë teksa futet në ambientet e brendshme të Prokurorisë së Posaçme.
Burime për mediet bëjnë me dije se deputeti Çela është thirrur në SPAK për t’u pyetur në lidhje për hetimet e CEZ-DIA.
Kujtojmë se Agron Çela ka qenë më parë deputet i LSI, por në zgjedhjet e kaluara parlamentare kaloi nën siglën e PS.