Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, kanë publikuar foto nga armatimet ushtarake të gjetura gjatë kontrollit të fundit në veri të vendit, të zhvilluar mëngjesin e të shtunës.
Prokuroria Speciale tha se, me urdhër të gjykatës, Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në shtatë lokacione në pjesën veriore të vendit, që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023. Kontrollet janë kryer në vende të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.
Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i dhe KFOR-i.
Lista paraprake armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:
• 87 copë eksploziv të tipit TM 100
• 3 granata hedhës dore (zola)
• 1 armë automatike AK-47
• 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD
• 14 karikatorë
• Municion të kalibrave të ndryshëm
• 63 detonatorë elektrik
• 23 detonatorë mekanik
• 1 orë për aktivizim
• 1 granatë dore M79
• 3 tuba fitila ndezës
• Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.