Tragjedia në Itali, shqiptari hero që nxori të plagosurit nga autobusi: Nuk më ndihmoi askush, bënin video

Shqiptari Bujar Buçaj ishte një ndër personat e parë që iu ofroi ndihmën e parë personave të aksidentuar me autobus në Mestre të Italisë, tragjedi kjo që përfundoi me 21 viktima dhe 18 të plagosur.

Në një intervistë për mediat italiane, heroi Buçaj rrëfen mes të tjerash se askush tjetër nuk e ndihmoi në ato momente, ndonëse kishte shumë njerëz, një pjesë e të cilëve rrinin e filmonin video me telefon.

“Ndihmova një vajzë që të dilte nga autobusi. Më pas, iu erdha në ndihmë dhe dy të tjerëve. Iu kërkova disa personave të më jepnin një dorë, por askush nuk u afrua. Qëndronin te mbikalimi dhe bënin video. Më pas, një zotëri më hodhi një fikëse zjarri të cilën e mora dhe u përpoqa të shuaja flakët.

Më pas, Bujari tregon se në fillim në vendngjarje mbërriti një makinë e policisë, e ndjekur nga ndihma e shpejtë dhe në fund ambulanca dhe zjarrfikësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com