Kush dha leje? Kush është autori? Në Bosnjë-Hercegovinë, murale gjigande terroristit të vrarë në Kosovë

Në murin e një ndërtese në Bijeljina në Bosnjë-Hercegovinë, e cila ndodhet pranë një shkolle fillore, është shfaqur sot një murale kushtuar Stefan Nedeljkoviçit, njërit prej sulmuesve të vrarë në qytetin e Banjskës në Kosovë. Përveç figurës së Nedeljkoviçit, me tre gishta simbol i serbëve, në mural është paraqitur edhe manastiri i Banjskës, vendi ku u zhvilluan ngjarjet e 24 shtatorit.

Nedeljkoviç ishte në grupin e drejtuar nga Milan Radoiçiç, i cili erdhi në Banjska me automjete të blinduara me të cilat ndërtuan një barrikadë. Ato janë autorë të vrasjes së efektivit të policisë në krye të detyrës, Afrim Bunjaku, i shpallur hero. Ndërkohë, policia e Kosovës arriti të neutralizonte tre sulmuesit Stefan Nedeljkoviç, Igor Milenkoviç dhe Bojan Mijailoviç, ndërsa ende nuk dihet identiteti i terroristit të katërt.

Nga ana tjetër, shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje. Kush e ka pikturuar këtë murale? Kush dha leje për pikturimin e saj? Pse afër një shkolle?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com