47-vjeçarja vdes pas operacionit në hundë, partneri i saj: Kushdo që gaboi duhet të paguajë

Stefania Camela, 47 vjeçe, punonjëse komunale e San Benedetto del Tronto, një komunë e vogël në provincën e Ascoli Piceno, ka vdekur në hotelin ku po qëndronte me partnerin e saj, Megjithëse shkaqet e sëmundjes nuk janë bërë ende të qarta zyrtarisht, vdekja ka ardhur pas një operacioni që gruaja kishte kryer në septum (muri ndarës në hundë mes zgavrës së majtë dhe asaj të djathë).

Operacioni u zhvillua në një klinik private në Milano. 47-vjeçarja ishte larguar nga klinika mëngjesin e së enjtes 30 nëntor dhe së bashku me partnerin e saj po përgatitej për kthimin në San Benedetto. Kur burri kuptoi se gruaja ishte e sëmurë, ai kërkoi menjëherë ndihmë, por me të mbërritur në spital gruaja ndërroi jetë.

Partneri i Stefania Camela, Michele Valerio Sibillo, tregoi se çfarë ndodhi në një intervistë me “Quotidiano Nazionale”:

“Ishte një ndërhyrje funksionale. Stefania-s iu desh të bënte septumin e hundës dhe turbinat, duke qenë se kishte pësuar një aksident kur ishte 10 vjeç, me një thyerje të septumit. Ajo ishte e lumtur që mund të merrte përsëri frymë. Ata na thanë se gjithçka do të zgjaste 45 minuta, më pas iu deshën 2 orë.”

Pas operacionit, vazhdon burri, të dy kanë drekuar dhe darkuar në të njëjtin objekt për dy ditë. “Bëmë shaka dhe u gëzuam sepse ajo e kishte realizuar më në fund ëndrrën e tij.”

Më pas ai tregoi fundin e saj. “Ajo u shemb në korridor. E reanimova, i dhashë ringjallje gojë më gojë. Ajo u rikthye për një moment, më pas mbërritën ambulancat. Në pak minuta tre ekuipazhe, të cilët vazhduan manovrat e ringjalljes , duke e mbajtur atë në tokë në korridor për 20 minuta”.

Stefania, e cila ishte sportiste dhe iu përkushtua vrapimit, “ndërmori teste klinike të vazhdueshme dhe ushqehej me kujdes. Ajo ishte në gjendje të shkëlqyer shëndetësore.”

Tani burri së bashku me familjen e 47-vjeçares kanë bërë një denoncim në policinë e Milanos. Një autopsi do të zbulojë shkaqet e vërteta të sëmundjes. “Ne duam të kuptojmë plotësisht se çfarë ka ndodhur. I morën jetën Stefanias. Kjo është e vështirë të durohet. Kushdo që ka bërë një gabim do të paguajë”, tha partneri i saj./Liberale.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com