31 vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje në Rimini, bilanci tragjik i këtij viti: 401 këmbësorë të vrarë në rrugët

Mbi 400 këmbësorë kanë humbur jetën në rrugët italiane që nga fillimi i vitit.

Sipas ANSA-s që i referohet të dhënave zyrtare,
deri më sot numri tragjik ka arritur në 401, nga të cilët 257 burra dhe 144 gra.

Mbi gjysma janë mbi 65 vjeç.

E fundit sipas radhës kohore, 31-vjeçarja me origjinë shqiptare që humbi jetën mbrëmë pasi u përplas nga një makinë teksa po ecte përgjatë rrugës kryesore në Rimini. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i vajzês shqiptare që humbi jetën në Itali. Nëntë të vdekur janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit.

Vitin e kaluar ka pasur 485 viktima, dhe 471 në 2021. Të dhënat gjenden në raportin në kohë reale të Observatorit Rrugor të Asaps, Shoqata e Mbështetësve dhe Miqve të Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sapidata.

Megjithatë, të dhënat nuk marrin parasysh të plagosurit rëndë, të cilët shumë shpesh humbin jetën në spitale edhe muaj më vonë: në fakt, Istat, Instituti Italian i Statistikave, numëron vdekje vetëm në tridhjetë ditë pas aksidentit.

Në vitin 2022, brenda Bashkimit Europian, rreth 20,600 persona humbën jetën në aksidente, një rritje prej 3% krahasuar me vitin 2021.

Rrugët më të sigurta janë në Suedi (21 viktima për një milion banorë) dhe Danimarkë (26viktima për 1 milion banorë). Numri i viktimave në shtetet anëtare të BE-së ra me 30,7% ndërmjet 2011 dhe 2021.

Në të gjithë BE-në, 52% e viktimave u regjistruan në rrugët rurale, kundrejt 39% në zonat urbane dhe 9% në autostrada. Burrat përbënin tre nga katër viktimat si pasojë e aksidenteve rrugore (78%).

Sa i përket nëntëmujorit 2023, në Shqipëri numërohen zyrtarisht 863 aksidente rrugore, numri i të lënduarve është 1.050 persona, ndërsa i viktimave 139.

Shqipëria është nga ato vende që ka më shumë aksidente sesa vendet e tjera të rajonit, me rreth 1500 aksidente në vit.

Po ashtu, për fatin tonë të keq, Shqipëria mban rekord edhe për numrin e personave të vdekur në aksidentet rrugore, disa herë më të lartë se mesatarja e vendeve të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com