Atleti nga Kosova, Erzen Zyberaj, me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë përshkoi 260 kilometra nga Prishtina për në Tiranë.
Ai u shpreh në një intervistë në “Euronews Albania”, se nuk ka patur mbështetje nga Kosova, ndërsa ka theksua se në maratona ka dëshirë të përfaqësojë Shqipërinë.
“Unë mendoj të përfaqësoj shtetin shqiptar në këto gara. Shteti nuk ka pasur levërdi me më mbështet. Domethënë i është dukur absurde.
Unë ndjehem krenar të përfaqësoj Kosovën, por ama ndihem i pavlerësuar. S’kam përkrahje nga askush. Shpresoj që në të ardhmen të ndryshojnë gjërat, jo vetëm për mua po për të gjithë”-tha Zyberaj.