“21 Janari të hetohet nga SPAK, jo nga Prokuroria e Tiranës”, familjarët bëjnë kallëzim penal

Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, e cila e konsideronte 21 janarin krim shtetëror, familjarët e viktimave kanë paraqitur një kallëzim penal, përmes të cilit kërkojnë që hetimi të bëhet nga SPAK dhe jo nga prokuroria e Tiranës.

Në shkresën përcjellëse thuhet se “prokuroria e juridiksionit të përgjithshëm, nëse gjatë hetimit do të dalin persona që janë subjekte te SPAK për ata do të vijojnë hetimet nga SPAK”.

Përfaqësuesi i familjarëve të viktimave të 21 janarit, avokati Idajet Beqiri, deklaroi se shpallja e moskompetencës nga SPAK krijon një precedent të rrezikshëm. Ai tha se organi i akuzës nuk operon me shkresa, por me vendime.

“Kemi paraqitur një kallëzim penal për persona konkretë, të cilëve iu atribuohet vepra penale. Ata janë subjekte hetimi të Prokurorisë së Posaçme. Ne nuk prisnim nga SPAK një shkresë, si vendim moskompetencë.

Organi i akuzës nuk operon me shkresa, por me vendime. 21 janari është një krim i dukshëm. Ju kemi paraqitur si provë edhe një vendim të Strasburgut, ku flitet për krim shtetëror.

SPAK me këtë vendimmarrje ka krijuar një precedent të rrezikshëm. Kërkojmë të na pranohet rekursi, të prishen vendimet e GJKKO dhe Apelit dhe të urdhërohet SPAK të regjistrojë çështjen”, deklaroi Beqiri.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *