21 janari, Beqiri: Prova e re që depozituam ka audio përgjime origjinale nga kupola drejtuese

Gjykata e Lartë ditën e djeshme (12 mars) rihapi çështjen e 21 Janarit dhe tashme kjo ngjarje që do duhet ta hetojë SPAK.

Për të folur për këtë çështje në emisionin “Ekspres” me gazetarin Nolian Lole ishte i pranishëm avokati i familjes së të ndjerit Aleks Nika, Idejet Beqiri.

Avokati Beqiri u shpreh se kjo çështje është hetuar dhe më parë por asnjëherë kupola drejtuese që urdhëroi për të kryer këtë krim nuk është pyetur.

“Ky është një kallëzim i ri penal që nuk ka të bëjë me hetimin e mëparshëm por me kupolën urdhëruese që kishin dhënë urdhërata për kryerjen e veprës penales”.

Sipas tij, tek kallëzimi i ri që u paraqit në SPAK ishte dhe video-përgjim origjinal që kishte familja Nika.

Kolegji Penal urdhëroi SPAK që të regjistroi procedimin penal dhe të nisi hetimin hetimet ndaj kupolës drejtuese të ngjarjes së 21 janarit“.

Avokati i familjes së Aleks Nika theksoi faktin se “prova e re për ngjarjen e 21 janarit ka faktet konkrete ku është zëri i drejtuesit të gardës së Republikës, Andrea Prendit, e atyre që marrin komandat dhe çfarë thonë ata. Janë momentet kur janë bërë vrasjet. Dëgjohet kur ai i thotë në “mish”.

Në fakt 21 Janari nuk është hetuar. Të gjithë flasim që është një krim shtetëror sepse shteti ka vrarë disa protestues që kërkojnë për të drejtat e tyre.  Pra i gjithë hetimi është përqendruar vetëm në hetimin e gardistëve dhe jo të urdhëruesit”, tha ai

Pra nuk është hetuar kupola drejtuese, theksoi Beqiri.

“ Të  gjitha provat e bëra publike për këtë ngjarje, si audio-regjistrimin, fshirja e kamerave, apo dhe prova të tjera indirekte që kanë dal në ngjarje. Pra çështja nuk është hetuar në mënyrë të plot, e gjithanshme, objektive me qëllim që të viheshin para përgjegjësisë të gjithë ata që e shkaktuan ata që shkaktuan këtë tragjedi të 21 Janarit”.

Të paktën këtë herë presim që kupola drejtuese e shtetit që bëri 21 janarin të thirret nga SPAK.

“Kur u bë gjyqi asnjë nga kupola drejtuese e shtetit nuk u thirr as si dëshmitar. Nuk ka dhënë shpjegime kryeministri, nuk dha shpjegimi ministri i Brendshëm, nuk dha shpjegime kreu i opozitës i atëhershme, nuk dha shpjegime Presidenti i Republikës, Prokurorja e Përgjithshme , etj. U mbyll kjo çështje në mënyrën më kriminale të mundshme dhe viktimat mbetën në bulevard”, përfundon avokati Beqiri.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *