200 të dënuar në burgun e Reçit peticion Kuvendit: Miratoni Amnistinë Penale, lini pas ndasitë politike

200 të dënuar në burgun e Reçit i kanë bërë një peticion deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për miratimin e projektligjit për Amnistinë Penale.

Përfaqësuesi i tyre, avokati Anton Kosteri në një deklaratë për media, teksa ka bërë me dije peticionin e të dënuarve, i ka bërë thirrje deputetëve opozitarë që të lënë ndasitë politike dhe të votojnë pro projektligjit.

Ju bëj me dije dhe i bëj thirrje opinionit publik, të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në veçanti deputetëve të opozitës se rreth 200 të dënuar të institucionit të vuajtjes së dënimit i janë drejtuar deputetëve të opozitës me një peticion të firmosur nga ana e tyre me një kërkesë për votimin sa më parë të ligjit për amnistinë i propozuar nga qeveria e konkretisht nga Ministri i Drejtësisë. Si zë dhe përfaqësues i këtyre të dënuarve, më kërkuan t’i parashtroj këtë peticion deputetëve të Kuvendit, që në shenjë humanizmi të lenë pas çdo ndasi që kanë me kahet e tjera politike dhe të votojnë këtë ligj në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo është thirrje humane ndaj çdo deputeti.

Ne mendojmë se votimi i pr.ligjit do e ndajë atë deputet nga të gjitha mendimet dhe paragjykimet se një kah politik i caktuar mund të ketë interesa për pazare të ndryshme. Të dënuarit janë të bindur se ata deputetë që do votojnë pr.ligjit për amnistinë, do jenë ata që do fitojnë simpatinë dhe preferencën e tyre dhe të gjithë shqiptarëve”, tha Kosteri.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *