Pas 15 urdhër-arresteve të lëshuara një ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme, lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës, janë zbatuar masat e sigurisë edhe për katër prej tyre.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit: Taulant Tushe, drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Namik Simixhiu, Bledar Karoli dhe Jetmir Llapaj, ndërsa Erjon Murataj është shpallur në kërkim dhe ndodhet jashtë vendit.
Po ashtu janë zbatuar edhe masat me “arrest shtëpie” për Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.
Ndërkohë dje iu është komunikuar masa ‘arrest me burg’ Lefter Kokës, i dënuar nga GJKKO me 5 vite e 8 muaj burg, Alqi Bllakos, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg. Sakaq urdhër-arresti është dhënë edhe për Mirel Mërtirin e Klodian Zoto, që të dy në kërkim ndërkombëtar, për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.
Kujtojmë se më herët SPAK ka vendosur sekuestro ndaj inceneratorit të Tiranës, pasi nga hetimi paraprak zbuloi se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se dyshohet se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive të tjera.