Zyrtari i Foltores: Do shkojmë dhe te ballkoni i Ramës. Lapaj: Drejtësia nuk korrigjohet me Kanun! Berisha s’mund të çojë paligjshmërinë…!

Një debat është zhvilluar mes përfaqësuesit ligjor të Rithemelimit, Ivi Kaso dhe drejtuesit të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj teksa po diskutohej për të ardhmen e opozitës në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” më Report Tv. Fjalimet e Berishës në arrest shtëpie para militantëve të Rithemelimit që mblidhen poshtë pallatit të ish-kryeministrit Lapaj tha se kanë qëllim solidarizimin dhe sensibilizimin.

“Edi Rama ka bërë të pamundurën që të bllokojë opozitën. Ka dy vite që zvarritet çështja e logos dhe vulës së PD-së. Kur Edi Rama paska popullin mbi vete pse ushtron presion mbi gjithçka?  Ne kemi problemet dhe deficenat tona, por detyra jonë është që të qëndrojmë për t’u nxjerrë njerëzve frikën. Tek ballkoni i Ramës kemi qenë dhe sa kemi shkuar ai ka ikur, njëherë në Surrel, njëherë në Vlorë, njëherë në Dubai dhe njëherë në Amerikë. Ai ka ikur. Por ne do i shkojmë prapë. Dhe të na presë aty. 10 herë që i kemi shkuar atje, nuk e kemi gjetur, ia ka mbathur. Pse nuk rri atje, ta provojë” tha ai.

Por Lapaj kishte një qëndrim ndryshe duke thënë se Berisha betejën duhet ta bënte përballë drejtësisë dhe jo ta injoronte masën e sigurisë.

“Drejtësia nuk korrigjohet me Kanun. Zoti Berisha është ish-kryeministër, nuk mund të çojë paligjshmërinë në paligjshmëri. Një element procedural që nuk e cenon, ta korrigjonte përmes gjykatës. Do i shkonte shumë më shumë. Edhe mua do të më kishte në krah” tha ai./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com