Klevis Balliu, koordinatori rajonal i Tiranës, në Partinë Demokratike, ishte i ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus me moderatoren Pranvera Borakaj. Teksa na ndajnë më pak se 4 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Balliu tha se strukturat e PD-së janë më të organizuara se kurrë.
Balliu: Fryma e ndryshimit e ka bërë më të lehtë organizimin e PD-së. Strukturat sot janë më të angazhuara se kurrë. Qytetarët tani janë të njohur me realitetin shqiptar, janë të njohur me vjedhjet dhe babëzinë e qeverisë dhe preisn ndryshimin. Ne shkojmë te qytyetarët jo me premtime, por me një program konkret.
Ditën e sotme, Partia Demokratike nisi punën për procesin e primareve nga i cili do të dalin kandidatët për deputet. Sot kryetarët e degëve të PD-së kanë marrë njoftimin që nëse duan të marrin pjesë në primare e të garojnë për deputet, duhet të japin dorëheqjen. Balliu tha se kjo nuk ishte surprizë, sepse është e shkruar në Statutin e Partisë.
Balliu: Sa i përket primareve ka analiza të ndryshme që mund të bësh, por duhen zgjedhur kandidatët. Nuk ka mënyrë më të mirë për të zgjedhur kandidatët se sa nëpërmejt votës. Do mundohemi të kemi një proces sa më transparent për primaret. Do të ndiqen të gjitha procedurat për çdo njeri që ka ambicie. Jemi në një moment që kemi 12 vite që vidhemi, dëgjojmë çmenduri, kemi 12 vite që shikojmë rrugët e Shqipërisë të mbushen me gjakun e të rinjve. Kjo frymë që kjo qeveri ngriti, kriminalizoi Shqipërinë, është një nga arsyet kryesore që ne shikojmë vetëm gjakun e të rinjve në rrugë.
Kryetarët e degëve e dinë që duhet të japin dorëheqjen. Ata e dinë, nuk i ka ardhur surprizë. Është çështje barazie. Nuk mendoj se e dëmton partinë në këtë moment, por mendoj se angazhimi ynë politik nuk duhet të jetë se cili proces politik është më i mirë apo më i keq. Ne kemi një mision të qartë dhe ai është rrëzimi i qeverisë.
Sa i përket pjesëmarrjes së tij në listën e mbyllur, Balliu tha se do të mërzitet nëse nuk do të jetë pjesë, por sërish do të vijojë betejën e tij, pasi me Ramën tha se beteja është patriotike dhe jo politike.
Balliu: U mërzita në 2021 që nuk isha në listë por sërish vazhdova angazhimin tim politik. Do të vijoj sërish angazhimin tim politik sepse e shikoj këtë betetë përrtej politikës. Beteja me Ramën është një betejë patriotike, jo politike. Duhet një bashkim kombëtar kundër Edi Ramës. Ai kërkon votime, kurse ne kërkojmë zgjedhje.