Zotimet e PD për pensionet, Gonxhja: Premtime prej Nastradini, se di me kë i ka bërë llogaritë Berisha

Ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, njëkohësisht dhe drejtues politik i Njësisë 6, Blendi Gonxhja ka folur për Report Tv, në emisionin Repolitix edhe për pensionet, të cilat zënë vend kryesor mes premtimeve të partivce politik në vend gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 Majit. Premtimet e Berishës për pensionet i cilësoi të parealizueshme.

“Nuk dua ta paraqes këtë si një premtim prej Nastradini, por më duhet të ndalem te Saliu. Sepse, së pari, nuk e kuptoj se si i ka bërë llogaritë. Trbaku është bërë lanet, Basha nuk është më, Bardhi po ashtu është jashtë loje – dhe nuk e di se mbi çfarë bazash i ka bërë Saliu llogaritë për çështjen e pensioneve.

Uroj që të mos jetë llogaria e Mulit. Nëse i rikthehemi bisedës sonë, ka një problem të madh kur Saliu thotë diçka.

Ai na e la pensionin mesatar në 86 euro në vitin 2013, dhe na e la tregun e punës në pikën më të deformuar ndonjëherë, për shkak të një skeme malinje të pensioneve”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com