Komisariati i Policisë nr 4 në kryeqytet, ka referuar në Prokurorinë e Tiranës materialet hetimore për situatën që nxori jashtë funksionit Urgjencën Qëndrore të Spitalit Universitar “Nënë Tereza”.
Burime nga Prokuroria e Tiranës konfirmojnë se kanë regjistruar referimin e policisë dhe po kryhen veprime hetimore lidhur me ngjarjen.
Incidenti në ambientet e Urgjencës së re ka ndodhur në 11 shkurt në katin e parë të ndërtesës, ku mendohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.
Për fat të mirë është bërë në kohë evakuimi i stafit mjekësor dhe i pacientëve, duke mos marrë përmasa të rënda si ngjarje.
/f.s