Zjarri që përfshiu garazhin nëntokë të Kompleksit Kika në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë ka shkaktuar katër të lënduar, sipas raportimeve të fundit.
Një nënë dhe dy djemtë e saj kanë pësuar djegie dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, një e moshuar ka pësuar lëndime pasi u rrëzua në shkallë gjatë evakuimit dhe po merr trajtim mjekësor.
Zjarri, që dogji tre automjete në garazhin e kompleksit, u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të dy mjeteve zjarrfikëse dhe dhjetë efektivëve zjarrfikës.
Pavarësisht kontrollit të situatës, ka ende prezencë tymi në zonë. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.