Një zjarr shpërtheu pasditen e së dielës në lagjen Vasku në fshatin Bardhaj të Përrenjasit, pjesë e Parkut Kombëtar. Nga flakët u dogjën dy shtëpi të braktisura.
Me shtimin e erës, vatra e zjarrit, e cila kishte përfshirë një sipërfaqe rreth 4 hektarë me barë të thatë, dëllinja, pemë frutore dhe pyll dushku, doli nga kontrolli dhe përfshiu edhe dy banesat.
Gjatë djegies, kishte edhe plasje fishekësh ushtarakë dhe granatash, duke ua bërë të pamundur punën forcave zjarrfikëse dhe banorëve të zonës.
Më pas, zjarrfikësit vazhduan ndërhyrjen për të penguar përparimin e flakëve në drejtim të zonës së mbrojtur.
Pas rreth 7 orësh ‘luftë’ me flakët në kushte të temperaturave të larta, erës së fortë terrenit të vështirë dhe ujit, u bë e mundur izolimi i vatrës dhe fikjes së plotë të zjarrit në perimetrin e saj.